Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga një takim elektoral në Elbasan ka mbërritur sërish në Tiranë për një tjetër takim elektoral.
Në këtë takim, Basha thumboi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me profesionin e mëparshëm të këtij të fundit si mësues anglishteje. Ndërsa sot drejton financat e Shqipërisë.
“Më akuzon mua se po merrem me programin e tij, por çfarë ekonomie do zhvillojë ai kur këshilltar ekonomik ka Arben Ahmetajn, mësuesin e anglishtes.”,deklaroi Basha.
Më tej ai përsëriti sërish ftesën e tij për debat ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ka edhe një ofertë për procesin e debatit.
“Eja dhe e ndajmë debatin në dy pjesë Republika e Re dhe Republika e Vjetër. Të jap edhe këtë ofertë.
Eja bëjmë programin tim ekonomik, ti 300 vende pune që premtove jo vetëm s’i bëre por çove të rinjtë jashtë, premtove ulje të çmimit të energjisë por e rrite…
Po ç’të bësh kur ekipin e ke me mësues anglishteje për ekonominë, hajde bëjmë debat për programin tim. Eja e do ta humbësh atë debat me sukses. Por që ta shpëtoj fytyrën do bëjmë një pjesë debati për pikturat dhe poçat”, tha më tej Basha. (D.D/Shuplaka)