Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me qytetarët një video ku rendit dy ngjarje të rënda dhe vendimin kontradiktor të qeverisë, sipas tij.
Ky reagim i tij vjen në vazhdën e qëndrimit të këtyre ditëve ndaj lirimit të Lulzim Berishës dhe akuzave që PD ka ngritur ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Fillimisht, kreu i opozitës sjell në vëmendje rastin e qytetarit Qamil Zela 52 vjeç në Dhjetor 2014, i cili u vetëvra nga depresioni në burgun e Rrogozhinës. 52-vjeçari u dënua për vjedhje të energjisë elektrike.
“U arrestua se nuk pagoi 32 mijë lekë gjobë për energji elektrike dhe u la në burg pa afat.”, shprehet në videomesazh.
Përballë kësaj ngjarje, Basha vendos lirimin e Lulzim Berishës në Dhjetor 2016, dy vite më vonë, për të cilin ka dalë garante Bashkia e Durrësit me në krye Vangjush Dakon.
“Rilindja kujdeset vetëm për kriminelët”, përmbyllet videomesazhi.