Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, përballë analistëve ka folur për herë të parë qartë në lidhje me marrëveshjen e 18 majit me Ramën.
Basha tha se marrëveshja erdhi pas presionit të madh ndërkombëtar pasi SHBA kishte thënë se nëse nuk nëshkruhej marrëveshja qëndrimi i tyre do të ishte si ai i Brukselit, pra do të ishte dakord që të shkohej në zgjedhje pa opozitën.
Basha tregoi tre gjëra që sipas tij do të ndodhnin nëse nuk e nëshkruante marrëveshjen.
“E para partia demokratike nuk do të merrte pjesë në zgjedhje për herë të parë në këto 27 vjet, e dyta izolim ndërkombëtrar dhe e treta Edi Rama do të emëronte opozitën e tij në parlament”, tha Basha.
I cili më parë thas se qëndrimi I tij ishte që të largonte Ramën por marrëveshja u imponua.
“Marrëveshja me Ramën nuk ishte objektivi im politik. Unë doja largimin e Ramës. Mirëpo, ishim në kushte kur elementë të BE-së po bënin thirrje për zgjedhje pa opozitën. Erdhën amerikanët dhe ofruan paketën McAllister +.
Unë isha i bindur se me Ramën nuk kishte zgjedhje të ndershme. Nëse PD dhe aleatët do të refuzonin paketën e fundit, SHBA-të do t’i bashkoheshin BE-së se mund të kishte zgjedhje pa opozitë”, tha ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post