01:09 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha merr pjesë në Samitin e PPE në kuadër të Samitit të Zagrebit: Përmbushja e 15 kushteve çelsi për të ecur përpara

15:17 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha merr pjesë në Samitin e PPE në kuadër të Samitit të Zagrebit: Përmbushja e 15 kushteve çelsi për të ecur përpara

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Kreu i opozitës shqiptare falenderoi liderët e Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë për të përballuar epideminë COVID-19, një ndihmë e çmuar në kushtet e krizës së thellë që po kalon vendi. Kryetari i PD, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Europian, pasi kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Gjatë Samitit, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për konfirmimin e vullnetit nga ana e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE. “Plotësimi dhe zbatimi i këtyre kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend”, sipas Bashës.

Kryedemokrati shprehu domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i Freedom House. “Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë”, shkruhet në reagimin e PD-së për këtë aktivitet ku merr pjesë edhe Basha.

Kryedemokrati Basha nënvizoi se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza. “Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara.”- u shpreh Basha.

Gjatë Samitit drejtuesit më të lartë europianë shprehën vlerësimin e tyre për vendosmërinë dhe lidershipin e treguar nga Partia Demokratike dhe Opozita në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standarteve europiane.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

Pas

Futbollistja nga Kameruni: Dua të martohem me një shqiptar! Ja si i duken meshkujt e vendit tonë

Para

Dalin detaje të reja për provimet e maturës, do të kenë tre nivele vështirësie

Para
Dalin detaje të reja për provimet e maturës, do të kenë tre nivele vështirësie

Dalin detaje të reja për provimet e maturës, do të kenë tre nivele vështirësie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.