Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike ka zbuluar skenarin e republikës së vjetër, pasi ka renditur përse qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë republikën e vjetër.
Nga podiumi, Basha tregoi vendosmërinë për të mos bërë hapa prapa, për të mos u tërhequr nga deklaratat dhe premtimet e bëra gjatë këtyre tre muajve të çadrës së opozitës. Ai u shpreh bindshëm “Do ketë qeveri teknike”.
Pas renditjes së dështimeve të republikës së vjetër dhe vjedhjeve të saj, kreu i PD-së foli për vjedhjen më të madhe të kësaj republike që sipas Bashës është vjedhja e votave të shtetasve shqiptarë.
“Pasi ka vjedhur e ka grabitur çdo aset, pasi ka abuzuar me qindra miliona euro të tenderave, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, vjedhjen e votave të shqiptarëve.
Ne jemi bashkuar dhe ju jeni bashkuar dhe i kemi thënë ndal, e i kemi thënë se zgjedhje me krimin e drogën nuk ka e nuk do të ketë. Do ketë vetëm zgjedhje të ndershme me qeveri teknike që kthen besimin me garantimin e votës së lirë.”
(XH.A/SHUPLAKA)