Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ka akuzuar kryeministrin Rama për projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ai e akuzon kryeministrin se në vend të Teatrit do të ngrihet, siç u shpreh “tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizmi kulturor dhe histrik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër që do të rrëmbejë tokë publike dhe do të ndërtojë kulla.”
“Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit.
Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.
Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.” – shkruan Basha në Facebook.
(E.L/Faxweb)