Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takaur me presidentit e vendit, Bujar Nishanin. Për këtë ngërç politik të krijuar ne vend ku është takimi i parë që zhvillohet mes Bashës dhe Nishanit. Kreu i opozitës ka shkuar në selinë e presidencës për të takuar Bujar Nishanin dhe fokusi i këtij takimi është situata politike në vend.
Duhet të sjellim në vëmendje që më herët Lulzim Basha ka qenë në një takim me drejtuesit e PD-së në rrethe. Ndërkohë që te çadra e opozitës po diskutohej nga deputetët në lidhje me problematika të ndryshme të qytetarëve Basha dhe drejtuesit lokalë janë takuar në Selinë e PD-së.
Nga ky takim është vendosur që protesta e opozitës të përshkallëzohet duke filluar nga data 6 dhe 7 maj, kur do të jenë dhe zgjedhjet lokalë në Kavajë.
Ndërkohë përshkallëzimin e protestës e njoftoi nga çadra dhe ish-kryeministri Berisha, i cili nuk ka kursyer dhe një thirrje të fundit për Ramën.
‘’I themi Edi Ramës mos guxo të shkosh në zgjedhje sepse do kesh fundin total që meriton me duart e tua. Duhet të jesh i bindur se ata që nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen nuk kanë asnjë hall tjetër vecse milionave që kanë vjedhur. Ata do ia mbathin sic bëri Gramoz Ruci në ’96-ën. Mos imagjino se mund të shkosh në zgjedhje duke përvetësuar votën e shqiptarëve, mjerë tip o vazhdove në këtë rrugë’’, deklaroi Berisha. (J.V/Shuplaka)