22:29 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha shmang përballjen direkte me PS, çon në tryezën e Reformës 3 ekspertët

15:35 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Të vendosur përballë së keqes’/ Basha fjalim elektrizues demokratëve të Roskovecit: Luftuat me heroizëm, jeni…

Faxweb.al ka zbardhur emrat e 3 ekspertëve që do të çojë opozita e bashkuar në tryezën për Reformën Zgjedhore.

Ata do të jenë Arjan Madhi nga PR, Ivi Kaso si dhe Muharrem Caka, të cilët do të jenë të pranishëm në tryezën e organizuar nga OSBE dhe bashkëdrejtuesit e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Vendimi për të marrë pjesë në tryezë u mor pas mbledhjes së sotme të aleatëve në Partinë Demokratike, ndërsa pas këtij takimi Basha ka pritur në zyrë dhe ambasadorin e OSBE-së Bochardt.

E vetmja që reagoi pas mbledhjes së aleatëve ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha se opozita ka qenë e gatshme gjithnjë për zgjidhjen e krizës në vend, në ndryshim nga gënjeshtrat e Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: Opozita është gjithmonë e gatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat  me BE  sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE.

Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë me të gjithë grupet e punës, të  propozuara nga të gjithë partnerët  e frontit opozitar, që kanë të bëjnë me grupet e punës për përgatitjen e paketës antikrizë, që shumë shpejt edhe ju do njiheni, për tu paraqitur dhe për të dhënë hapat e menjëhershëm sepse kriza nuk është vetëm Parlamenti.

Kriza është ekonomia që kanë sot shqiptarët. Kriza është situata në të cilën gjenden sot shqiptarët. Ju e keni vënë re që para tre ditësh  Shqipëria kaloi në një fatkeqësi natyrore që ishte tërmeti i famshëm. Mjafton që të bëni ju si gazetarë një kërkesë zyrtare Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, për të pasur dijeni sesa është fondi për emergjencat. Është zero para sepse paratë e emergjencave për shqiptarët kanë shkuar për lukset e ministrave të Ramës dhe të stafit të tij.

Shkojmë të shohim përmbytjet, që shikojmë trumpetimin e rrugëve pafundësisht dhe reklama pafundësisht ndërkohë që shohim që rrugët nuk kanë kanalizime për tu zhbllokuar dhe për të pasur një qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Pra ajo cka opozita do të propozojë është paketa antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës dhe as për krizën e identitetit të Edi Ramës. Është paketa antikrizë për tu dhënë shqiptarëve më shumë mundësi , punë, siguri dhe garanci dhe juve për të qenë më të lirë në këtë situatë terrori dhe manipulimi mediatik të propagandës së Edi Ramës./E.K-Faxweb.al 

 

Etiketa: basha reforma zgjedhorelulzim basha
Pas

Ronela në Amerikë, Young Zerka kapet mat me një bjonde në Shqipëri

Para

U arrestua si pjesë e grupi ‘Bajri’, lirohet nga burgu ish-kampioni i boksit

Para
U arrestua si pjesë e grupi ‘Bajri’, lirohet nga burgu ish-kampioni i boksit

U arrestua si pjesë e grupi ‘Bajri’, lirohet nga burgu ish-kampioni i boksit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.