Ditën e sotme të protestës kreu i PD-së Basha ka takim me përfaqësues të disa mediave në vend. Që prej nisjes së kësaj proteste liria e mediave ka qenë herë-pas here pjesë e diskutimeve në çadër.
Nga ana tjetër Basha ka deklaruar sot tre mediat që sipas tij mjanë kampion përsa i përket lajmeve ‘fakenews’. Sipas Bashës: kemi tre kammpionë ‘’Top Channel’’ dhe ‘’Balkanweb’’ dhe ‘’Panorama Online’’.
‘’Sot mediat konvencionale janë të gjitha në shërbim të pushtetit. Ne kemi hapur edhe konkursin e lajmeve të rreme. Këtë javë kemi tre kammpionë ‘’Top Channel’’ dhe ‘’Balkanweb’’ dhe ‘’Panorama Online’’.
Kampioni padyshim që është ‘Top Channel’ që jo më larg se dje shtrembëroi një prononcim timin në lidhje me votimin e Reformës në Drejtësi.
Unë kam deklaruar që Reforma do të kalojë pas vendosjes së qeverisë teknike dhe jo pas mbajtjes së zgjedhjeve. Nuk ka nevojë që të votohet pas zgjdhjeve. Sot e zhgërreu dhe ‘Balkanweb-i’. Sekretari amerikan theksoi rëndësinë e marrjes pjesë të të gjitha partive në zgjedhje. Këtë lajm e merr ‘Balkanëeb-I me porosi të dikujt. ‘Fakenews. Peshku është qelbur nga koka. Këto janë medaljet e javës të fakenews, që nga sot do të jenë më të strukturuara ’’, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post