Gjatë ditës së sotme, televizioni “Top Channel” publikoi një analizë të realizuar me disa ekpertë elektoralë, për ndarjen e mandateve.
Por përfundimet e kësaj analize mesa duket nuk i kanë pëlqyer kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, e akuzon televizionin në fjalë që po nxjerr lajme të pavërteta në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
“Njelloj si Rama edhe TopChannel e paska shpallur rezultatin pa u bere zgjedhjet fare. #FakeNews #LajmeFallso ne sherbim te Rames. Fshehin realitetin dhe gatuajne genjeshtra perdite e per ore. Turp!”, shkruan Basha.
Më pas, kreu i PD-së bën thirrje për t’u ngritur në protesta, më 18 shkurt.
Fill pas Bashës, ka reaguar edhe këshilltari për mediat në PD, Edi Lesi.
“Njerezit nuk i besojne me Rames, pse valle mendon se do ti besojne pasqyres se tij”, shkruan ai. (D.D/Shuplaka)