Mbrëmjen e sotme ka pasur një përplasje në debat mes dy analistëve Andi Bushati dhe Vehap Kola, teksa diskutohej vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës.
Andi Bushati tha me ironi se nuk ka cfarë diskuton më nëse Vehap Kola mendon se Lulzim Basha është më afër pushtetit.
Kola nuk e priti mirë ironinë, duke i thënë se nuk tha këtë gjë që pretendon Bushati. Bushati nga ana tjetër shpërtheu gjatë debatit në Open se Amerika i ka mbajtur krahun të gjithëve në Shqipëri, por jo Lulzim Bashës.
Pjese nga biseda:
Andi Bushati: Nëse Lulzim Basha është afër pushtetit, atëherë nuk flas më. Afër ka qenë gjithmonë ai. Ka qenë në 2017, dhe në 2021.
Vehap Kola: Nuk është e vërtetë.
Andi Bushati: Amerika ka qenë me Sajmir Tahirin dhe kundër Bashës. Ka qenë me çdo maskara të këtij vendi dhe kundër Bashës. E doni PD ju më shumë sesa unë.
(E.H/Faxweb.al)