16:16 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha siç pritej e nis nga Kavaja, MESAZHET për demokratët: A bëmë gjithçka që mundëm?

12:01 | 06/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha siç pritej e nis nga Kavaja, MESAZHET për demokratët: A bëmë gjithçka që mundëm?

Siç edhe “Shuplaka” e ka njoftuar pak ditë më parë Lulzim Basha e nisi turin e garës për kryetar Partia dhe të analizës së zgjedhjeve, në Kavajë.

Basha theksoi se mazhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje. Eshtë koha për të marrë përgjegjësi, tha Basha, dhe për të mësuar nga ajo cfarë ndodhi në Kavajë, ku bashkimi i të gjithë demokratëve solli fitoren e Bashkisë, përkundër krimit e parave të pisëta të drogës.

“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.

Ai pohoi se është koha për të marrë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë.

“Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Eshtë ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm?

A qendruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht  dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës”, theksoi Basha.

Kavaja është leksioni që duhet të shërbejë si mësim e frymëzim për të gjkithë demokratët.

“Për ne, në të gjithë vendin, njësoj si Kavaja, në nivele bashkish dhe nivele qendrash votimi, ky është mësimi. Aty ku demokratët u bashkuan sic u bashkuan të gjithë nën drejtimin e Isa sakes, të gjithë pa asnjë mungesë, pa asnjë përjashtim, pa asnjë zemërthyerje, kudo ku kjo ndodhi, bandat dhe milionat e drogës dhe të korrupsionit nuk bënë fajde.

Arritën ta ndikonin, por jo ta përmbysnin rezultatin. Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet. Nuk është ora për të parë se cfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë cfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë”, deklaroi Lulzim Basha.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashademokratetlulzim bashazgjedhjet
Pas

Hapja e shpeshtë e gojës? Të gjitha teoritë që me siguri nuk i keni dëgjuar më parë

Para

Pozicioni i ri i FIFA-s, Kombëtarja Shqiptare ngjitet me tre vende

Para
Pozicioni i ri i FIFA-s, Kombëtarja Shqiptare ngjitet me tre vende

Pozicioni i ri i FIFA-s, Kombëtarja Shqiptare ngjitet me tre vende

Discussion about this post

 



Të Fundit

13 persona u plagosën pasi dy autobuzë u përplasën në New York

Aksident në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët me motoçikletë, dërgohen me urgjencë në spital

Zegjine Caushi humbet mandatin

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.