Kreu i opozitës Lulzim Basha e adresoi fjalën e tij te protesta e opozitës sot te dëmi që po i bën Edi Rama demokracisë. Sipas tij zgjedhjet pa opozitën janë një kërcënim i hapur që i bëhet demokracisë.
Mirëpo nëse ka një çështje dite sot ajo është zgjedhja e Ilir Metës President. Pa përmendur emra Basha u shpreh se posti i Presidentit është zhvleftësuar shumë dhe ka më pak rëndësi se një punonjës i postës në Vlorë.
‘’Dita e sotme konfirmon se këta konsiderojnë gjithçka plaçkë të tyre. Këtu është katandisur gjithçka, këtu ka kaluar posti i Presidentit, e shndërruan në një zyrë me fuqi më pak se drejtori i postës në Vlorë, spo them i postës së përgjithshme.
Edi Rama që solli kriminelët bë pushtet, sot vendos edhe firmën totale për dështimin e Reformës në Drejtësi. Kontrata morale me elektyoratin është kthyer në kontratën amorale që elektorati do ta gris me rastin më të parë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjithë përpjekja e tij bëhet për të shmangur pushtetin popullor’’, u shpreh Basha.
Kreu i opozitës vijoi më tej duke thënë se Rama ka frikë nga mbajtja ne zgjedhjeve të lira dhe se në përballjen e parë me popullin do të dështojë. (E.K/SHUPLAKA)