Pas qëndrimit të tij të përsëritur mbrëmjen e djeshme në daljen në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar të theksojë sot se PD nuk e ndryshon vendimin, atë të krijimit të qeverisë teknike.
Përpara se të ftonte në “Sheshin e Lirisë”, deputetin austriak Michael Hammer, ai u shpreh se droga dhe krimi janë arsyet kryesore që i shtyjnë shqiptarët të kenë këto kërkesa.
“Droga nuk mbiu nga shiu dhe nuk u rrit nga dielli, i solli Edi Rama për të mbajtur pushtetin e tij dhe shkatërroi ekonominë shqiptare duke e mbushur Shqipërinë me drogë. Droga dhe krimi janë dy arsyet e jashtëzakonshme për kërkesën tonë, kërcënimi që na shtyn për kërkesë për zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkesa jonë, vendimi ynë nuk ndryshon: Vetëm qeveri teknike!”
Miq e dashamirës të Shqipërisë që për një arsye a për një tjetër, me ta duhet të kemi durim për t’u informuar. Por ka të tjerë që nuk duan të informohen.
Nuk mund të vazhdohet kauza e zgjidhjeve të lira e të ndershme. Sot e një orë më parë, të reagojmë. Në këtë betejë nuk kanë munguar e nuk do mungojnë mbështetësit tanë ndërkombëtarë.”, është shprehur ndër të tjera Basha.
(XH.A/SHUPLAKA)