Kryetari i Partisë Demokratike nuk i ka kursyer sulmet dhe ndaj kryeprokurores Arta Marku duke e quajtur atë Speedy Gonzales, personazhi i filmave të animuar duke nënkuptuar veprime të shpejta dhe antiligjore të numrit një të prokurorisë shqiptare në sfumimin e çështjes “Geron Xhafaj”.
“Speedy Gonzales, Arta Marku u vu në levizje, se skenari i Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Prokuroria Rama Xhafaj Marku i transferoi materialet te Krimet e Rënda, vetëm pasi u sigurua që Agron Geron Xhafaj i përcoll me nderime policore dhe iku jashtë vendit.
Vetëm atëherë u vendos të nisej hetim, 4 ditë pasi ishin publikuar materialet e hetimit gazetaresk. Pastaj bënë shantazh ndaj dëshmitarëve dhe denoncuesve. Prokuroria Rama- Xhafaj- Marku dërgoi për ekspertim materialet që caktoi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme mes Agron Xhafajt, u zgjodh laboratori i Surrelit ashtu si urdhëroi ky këtu”- tha Basha.
Discussion about this post