Pyetjes kur do të mbahet protesta e opozitës për skandalin me publikimin e rrogave të shqiptarëve, kreu i Selisë blu ka zgjedhur t’i bëjë ‘bisht’.
Në konferencën e mbajtur mëe gazetarët këtë të enjte në Seli, Basha tha se opozita gjithmonë ka qenë në krye të protestave dhe do jetë edhe në vazhdim, por nuk preferoi të japë një datë se kur do të jetë protesta e radhës.
Sipas Bashës, në Shqipëri problemi nuk është te oppzita por te mazhoranca dhe te dy skandalet e radhës, ajo me incineratorët dhe kjo me publikimin e të dhënave.
Basha shtoi se PD tashmë është ndarë përfundimisht me të shkuarën dhe me ata individe që deri dje e kanë rrjepur partinë e tij. Basha u shpreh se të gjithë ish-funksionarët e PD-së që hiqen si filozof nëpër panele televizive dhe kanë si qëllim shfokusimin e vëmendjes nga aferat dhe skandalet e qeverisë, nuk janë gjë tjetër veçse disa të korruptuar që e kanë vendin në burg.
“Opozita ka udhëhequr dhe do udhëheqë të gjitha protestat që ka thirrur dhe i ka dalë në ballë. Nuk është opozita problemi. Problemi është një qeveri që ka kapur gjithçka. Opozita ka thirrur protesta dhe do thërrasë protesta. Janë vjedhur të dhënat e opozitës dhe të gjithë qytetarëve. Ftesa ime ndaj çdo media eshtë të mos shkfokusoni vëmendien ndaj këto skandale. Mos ta shfokusoni vëmendjen si ata që merak të vetëm kanë karriget, si ata që jo vetëm sot po dhe dje me Partinë Demokratike i lidh karrigia, në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë kësaj partie. Papritur na kanë zaptuar jo pak studio si filozofër dhe moralist, janë hajdutër që e kanë rrjepur PD-në dhe Shqipërinë për 8-vite me rradhë, janë të korruptuar e kanë vendin në burg po të funksionojë drejtësia.
Jemi ndarë me të shkuarën tashmë. Ne jemi gati të mbajmë përgjegjësine tonë për gjithçka kemi bërë. Janë vjedhur rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve, dy ditë pasi është arrestuar bishti i një afere. Merruni me kte. Ju kërkoj të hiqni dorën nga shfokusimi nga tema kryesore. Kryeministri duhet të jete i dorëhequr sot dhe para drejtësië. Mjafton që shqiptarët të bëhen bashkë dhe gjithcësecili të bëjë pjesën e tij. Opozita do bëjë punën e saj. Kur ta thërrasim protestën do ta mbajmë publikë, se s’do ta mbajmë sekret. Që jemi në gjendje të organizojmë protesta madhështore e kemi treguar. Që do e bëjmë mos kini asnjë dyshim. Sot duhet të përqëndrohemi në këto dy skandale“, u shpreh Basha.
(E.H/Faxweb.a)