Kreu i PD Basha nga Korça ka sulmuar ministrin Edmond Panariti të Bujqësisë për dëmshpërblimet ndaj fermerëve korçarë pas ngricave.
Ai u shpreh se ministri premtoi dëmshpërblim por nuk u bë asnjëherë dhe shkoi edhe më tej kur tha që kësaj force politike duhet t’i bllokohet rruga me zetor që mos të bëjnë fushatë.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Unë do të punoj për qytetarët e fortë, nuk mund të ketë shtet të fortë me ekonmi të dobët, politikanë që vishen shttrënjë. Kjo është rënia e shtetit.
Këto katër vite asnjë investim i huaj nuk hyri në Shqipëri.
Me republikën e re dhjetra projekte madhore do të vërshojnë. Disa nga produktet tuaja bujqësore u shkatërruan gjatë ngricës. Ministri i Bujqësisë është ai që i përket një force që do ta refuzoni me votë si Ramën.
LSI që i ktheu teserat e partisë si rriska buke, nuk jeni më skllevër, kthehuni në shtëpinë tuaj, ky ministër ju patë thënë votoni për ne që të shohim ça të bëjmë.
Bllokojini rrugën me zetorr, mos i lini të bëjnë fushatë, qeveria e republikës do t’jua kthejë lekët. Votoni për ekonmi më fortë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post