Nga çadra e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilit i ka kërkuar që të tregojë procesverbalet e shkatërrimit të drogës.
Duke e cilësuar si “një njeri të stërvitur mirë me taktikat e sigurimit të shtetit”, ai shprehet se “i pafytyri i kërkon Llallës të thotë rastet kur nuk është thirrur për asgjësimin e drogës”:
“Fasada vazhdon punën, Xhafa një njeri i stërvitur mirë me taktikat e sigurimit të shtetit, njësoj sikur torturonte të rinjtë dhe të rejat e Krujës, me të njëjtin zell, pacipësi, pafytyrësi i shkruan prokurorit dhe i thotë më thuaj se cilat janë rastet kur ju nuk jeni thirrur për asgjesimin e drogës.”, u shpreh Basha.
Ai vijon më tej se “Rama nuk mund ta dorëzojë drogën për shkak se ka dalë garant me kokën e vet”.
(XH.A/SHUPLAKA)