Gjatë takimit të sotëm elektoral në Gjirokastër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zbuloi se çfarë bëri gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër të tjera u takua edhe me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ai bëri me dije se gjatë vizitës zhvilloi një sërë takimesh me disa investitorë të huaj, të cilëve u prezantoi planin ekonomik të Partisë Demokratike dhe i ftoi të investojnë në Shqipëri.
Nga mitingu mbyllës, ai u shpreh se nuk humbi asnjë minutë kohë, ndryshe nga Edi Rama. Kryedemokrati premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve, nga njerëzit e thjeshtë tek sipërmarrësit.
“Gjatë qëndrimit në SHBA u takova me dhjetëra investitorë të rëndësishëm që u shpjegova planin tim ekonomik dhe i ftova të investojnë në Shqipëri. Nuk harxhova asnjë minutë kohë. Edi Rama nuk e beson planin tonë ekonomik dhe nuk ka si ta besojë.
Ai prapë nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë, ekonominë. Tani do dhe katër vjet të tjera njësoj si ato para katër vjetësh.
Unë do jem kryeministri i fermerëve shqiptarë, i sipërmarrjes shqiptarëve, i të rinjve. Ka një model që siguron rritjen ekonomike dhe kjo është ulja e taksave.”, u shpreh Basha ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)