17:40 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Të moshuarve do u kthejmë dinjitetin, pensioni mesatar 450 euro.

16:32 | 08/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Të moshuarve do u kthejmë dinjitetin, pensioni mesatar 450 euro.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me familje tiranase në degën numër 8 në Tiranë. Pjesë e bisedës ishin shqetësimet e pensionistëve të cilët nuk u dalin as për ilaçe apo për t’i garantuar dinjitetin.

Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik për këtë kategori, ku tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 450 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes. Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.

Ai më tej tha se të moshuarit më 11 maj duhet ta kuptojnë që vota e tyre do të përcaktojë nëse lekët do të shkojnë ose për pensionet e tyre, ose për shokët e 7×7=313.

“Ne me program, me ekip, i kemi të gjitha, është fare e thjesht, o lekët për pensionistët shqiptarë, o lekët tek shokët, tek 7×7=313. Kjo është zgjedhja në 11 maj. Kështu që doni lekët për pensionistët, numri 4, Koalicioni euroatlantik, me program, me plan, që pensionisti shqiptar të paktën të ketë mjaftueshëm për t’i garantuar dinjitetin. Se me këto pensione, pensioni mesatar shqiptar aktualisht shkon i gjithi për ilaçe.
Me programin e Koalicionit Euroatlantik, pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve.
Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas.
Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike.
Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.
Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë realitet” – tha Basha.

 

Pas

Shpërthen vullkani ‘Kanlaon’ në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Para

Këshilltari kryesor i Donald Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

Para
Këshilltari kryesor i Donald Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

Këshilltari kryesor i Donald Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

 



Të Fundit

Astronauti indian Subhanshu Shukla mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Rusia i bën thirrje Iranit të mos shkëpusë lidhjet me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

Kapet “Fito”, bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, fshihej në një bunker nëntokësor

Certifikimi i zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon ankimimin e Partisë Demokratike

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

4 miliardë euro kredi për blerje banese, bankat në Shqipëri Bankat rrisin financimin e huadhënieve

Sirenat e alarmit bien në jug të Izraelit, IDF: Po verifikojmë situatën

Tikhanovskaya: Opozita bjelloruse po forcohet. Mirënjohje për Kosovën dhe Shqipërinë

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.