Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar mbrëmjen e sotme disa përfaqësues të familjeve pronare në Tiranë për të çilët shprehet se partia që drejton ka detyrimin ti japë zgjidhje problemit tqë pronarëve.
Me anë të një reagimi në Tëitter, Basha shprehet se është personalisht i angazhuar për ta bërë realitet këtë zotim, ndërsa shpreh kënaqësinë e bashkëbisedimit me ta.
“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.“, shkruan Basha.
Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. @pdshqiperi ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet. pic.twitter.com/vj39eJy9cN
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 16, 2020
(F.GJ/FAXWEB.AL)