Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar në selinë blu një takim me krerët e Partisë Demokratike në rrethe. Deri më tani, PD i ka bërë me dije kryeministrit Rama emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që pritet të miratohen në seancën plenare, e cila do të mbahet të hënën ose të enjten.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takim me drejtorin e Përgjithshëm të KE-së, Christian Danelsson, për të koordinuar hapat që do të ndiqen drejt Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit do të mbahet në Trieste në kuadër të procesit të Berlinit.
Në këtë takim mësohet se po diskutohet për ecurinë e integrimit europian, ku Danelsson ka rikonfirmuar vullnetin e Bashkimit Europian për të mbështetur perspektivën europiane.
(XH.A/SHUPLAKA)