Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan (NDI) Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”- tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtua rnga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendror edhe Lindore.
Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës.
“Për këtë qëllim zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive,është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”.
Delegacionii NDI-së është nëTiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikqyrjen financiare. PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pistanëfushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se SaimirTahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura ngatrafiku i drogës, përfushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post