12:37 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha, takime në Berlin, zyrtarët e Bundestagut: Presim veprime konkrete nga Shqipëria

11:20 | 28/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha, takime në Berlin, zyrtarët e Bundestagut: Presim veprime konkrete nga Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim të zgjeruar dhe më pas një drekë pune me disa nga drejtuesit më të lartë të Bundestagut gjerman, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë Andreas G. Lämmel, Kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Krizave Thorsten Frei, si dhe Këshilltarin Politik të shumicës parlamentare CDU-CSU Hans-Joachim Falenski.

Gjatë takimit dhe bisedat me ta, kryedemokrati ka theksuar së bashku me politikanët e lartë rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ata ripohuan qëndrimin e qartë të Bundestagut se presin veprime konkrete dhe rezultate të qarta në luftën kundër krimit të organizuar e drogës, dekriminalizmit të politikës, zbatimit të reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.

Mësohet se Basha ndau vizionin dhe alternativën e tij për transformimin ekonomik dhe politik të vendit. Ai theksoi se hapi i parë në këtë rrugë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ai u prit edhe në Kancelarinë Federale nga drejtuesi i Grupit 21 për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë Globale, Joachim Bertele, z.Knut Abraham përgjegjës për Europën Juglindore dhe z.Mathias Luttenberg, përgjegjës për procesin e Berlinit. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme Gjermane Zoti Basha u takua me Christian Hellbach, Drejtor për Europën Juglindore. (XH.A/SHUPLAKA)

bashaa

Etiketa: lulzim bashaPDreforma ne drejtesitakime
Pas

Kapet mat në portin e Durrësit, maqedonasi i dënuar për vjedhje (EMRI)

Para

Koka akuzoi Policinë e Shtetit, Rama i kundërpërgjigjet kështu

Para
Koka akuzoi Policinë e Shtetit, Rama i kundërpërgjigjet kështu

Koka akuzoi Policinë e Shtetit, Rama i kundërpërgjigjet kështu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani: Do të konsolidojmë bashkëpunimin me Konsujt e Nderit për diplomacinë ekonomike

Kukës / Goditet rrjet i trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri, finalizohet operacioni “Kalibri”

Rusia vijon sulmet me dronë në Kiev, 23 të plagosur dhe dëme të shumta në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas

Akademia politike e PS videourim për ditëlindjen e Edi Ramës

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.