Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar sot më Drejtorin e Europol.
Basha ka postuar në rrjetet sociale përshtypjet e takimit duke shkruar se është diskutuar për gjendjen e drogës dhe krimit në Shqipëri por edhe një detaj për dekriminalizimin.
“Ndamë shqetësimin e thellë për këtë gjendje tronditëse të drogës dhe krimit në vend. Diskutuam mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë për verifikimin e shenjave të gishtërinjve, me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luftën ndaj krimit”,- shkruan Basha.
Po ashtu Basha ka marrë mbështetje për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë
POSTIMI:
Sot mbasdite pata një takim të veçantë me Rob Wainright, Drejtor i Europolit, agjencisë të Bashkimit Europian për luftën kundër krimit. Në raportin e vitit 2017, Europoli e cilësonte Shqipërinë burimin kryesor të drogës në Europë dhe korridor kryesor të tranzitit të heroinës dhe kokainës nga Azia në Europë. Ndamë shqetësimin e thellë për këtë gjendje tronditëse të drogës dhe krimit në vend.
Diskutuam mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë për verifikimin e shenjave të gishtërinjve, me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luften ndaj krimit.
Zoti Wainright ofroi gjithshtu mbështetjen për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë.
#EPPMalta #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe
(M.D/ Shuplaka)