Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme banorët e qytetetit të Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti që shkundi vendin pasditen e së shtunës.
Basha bisedoi me qytetarë, ku pa nga afër situatën dhe banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti. Kreu demokrat tha se ky tërmet ka qenë me pasoja tek banorët dhe se do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Kujtojmë se Durrësi ishte qyteti më i prekur nga tërmetet që kanë rënë në Shqipëri, teksa më i fuqishmi ishte ai me magnitudë 5.8 ballë.