Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, z.Ëalter Gloss.
Mësohet se ky takimi kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike.
Sipas zyrës së komunikimit në PD, kjo forcë politike dhe Fondacioni Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike do të nisë një proces analize dhe konsultimi me anëtarësinë për t’i paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, grupi parlamentar demokrat vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga nënkryetari, Enkelejd Alibeaj, për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit.
Nga ana tjetër, Gloss shprehu angazhimin e Fondacionit Konrad Adenauer për të ndihmuar këtë iniciativë të Partisë Demokratike. (D.D/Shuplaka)