Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në takim sot pasdite kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn.
Basha ka uruar Haradinajn për detyrën si kryeministër i Kosovës dhe ka siguruar atë për mbështetjen e Partisë Demokratike për Kosovën në rrugën e integrimit europian
“Një takim i ngrohtë e miqësor me Ramush Haradinajn, ku i urova suksese në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. E sigurova z.Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike, me gjithë kontaktet dhe raportet që ne kemi në EPP e më gjërë, për rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera”, shkruan Basha. (B.H/Shuplaka)