17:25 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha takon maturantët: Vetëm gjysëm tarife dhe tarifë zero këto dy kategori studentësh, do anuloj ligjin e…

20:30 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takon maturantët: Vetëm gjysëm tarife dhe tarifë zero këto dy kategori studentësh, do anuloj ligjin e…

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Berat me një grup maturantësh me të cilët ka ndarë problematikat e tyre kryesore, ndërkohë që ka dhënë edhe dy zotime që thotë se do ti realizojë me ardhjen e tij në pushtet.

Basha zotohet se, familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Ndërkohë familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Ai shton se për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

“Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.”, është zotimi tjetër i Bashës.

Reagimi i plotë: Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen. Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen. Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike. Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit. Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Tre kamberë në një derë”, Bujar Kapexhiu me rrëfimin e rrallë: Si i ka raportet me politikanët dhe cili prej tyre pranoi ftesën për të shkuar në ekspozitë

Para

Pedagogia e Letërsisë e shòkuar me tezën e provimit: Ishte skandaloz, thirrje e hapur për të studiuar jashtë Shqipërisë

Para
Pedagogia e Letërsisë e shòkuar me tezën e provimit: Ishte skandaloz, thirrje e hapur për të studiuar jashtë Shqipërisë

Pedagogia e Letërsisë e shòkuar me tezën e provimit: Ishte skandaloz, thirrje e hapur për të studiuar jashtë Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.