Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar pas mbledhejs me Grupin Parlamentar se duhet të arrestohet Tahiri dhe se Xhafaj nuk ndalonte dot ish-drejtorin e Vlorës pasi i mbrojti të vëllain. Ai iu përgjigj dhe Gjylametit duke theksuar se akuzat e saj janë një shashkë e bazuar në mashtrime dhe kërkojnë të largojnë vëmendjen nga skandalet e kësaj mazhorance.
” Është një shashkë e bazuar në mashtrime dhe kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet e kësaj mazhorance. Një gjë mund të them me siguri se dekonspirimi i informacionit është bërë nga Fatmir Xhafa me urdhër të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Si mund të pranojë Fatmir Xhafa të arrestojë drejtorin e Vlorës ku ai për 4 vite me rradhë ka mbrojtur vëllain e tij.Me Ramën në krye të qeverise nuk ka as Vetting, as dekriminalizim të politikës. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës.
Si mundet Xhafa ku ka ka 4 vite që nuk zbaton urdhrin e për arrestimin e vëllait . Të gjitha këto do t’i bëjnë shumë shpejt të njohura për publikun me një kupolë kriminale në kryer. Hapi parë është largimi i Edi Ramës nga qeveria. Ne inkurojmë Prokurirnë që të çojë deri në fund hetimin për 4 kryepolicët dhe arrestimin e Tahirit.”, u shpreh Basha. (J.V/Faxweb)