07:02 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha thërret me urgjencë krerët e PD-së në rrethe

10:11 | 17/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Basha thërret me urgjencë krerët e PD-së në rrethe

Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë me partitë mbështetëse të PD-së, të cilat nënshkruan memorandumin mbi reformën zgjedhore dhe takimit të grupit parlamentar demokrat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në selinë e demokratëve krerët e PD-së në rrethe.

Takimi me krerët e PD-së në rrethe vjen pas deklaratës të një dite më parë të Bashës për zgjedhjet e ardhshme, ku ai bëri me dije se kandidatët do të propozohen nga vetë qytetarët. Ai lajmëroi se po nis mbledhja e propozimeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Po ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike mirëpriti partitë e tjera opozitare, me të cilat u nënshkrua memorandumi për garantimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Në mesin e partive që nënshkruan ishin: Partia Republikane, Partia Demokristiane, Aleanca Kuqezi, Partia Bashkimi i te Drejtave te Njeriut, Partia Agrare Ambjentaliste, etj.

Ky takim u pasua nga një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së që u karakterizua nga debate të shumta mbi çështjen e bojkotit të punimeve të Kuvendit në rast se mazhoranca nuk merr në konsideratë propozimet e demokratëve për votimin dhe numërimin elektronik. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: lulzim bashaPDrrethetakim
Pas

Plagosja aksidentale që çoi në arrestimin e trefishtë në Shkodër, mes tyre dy shokët

Para

Vdes fëmija 3-vjeçar nga gripi, i diagnostikuar me virusin stinor A

Para
Vdes fëmija 3-vjeçar nga gripi, i diagnostikuar me virusin stinor A

Vdes fëmija 3-vjeçar nga gripi, i diagnostikuar me virusin stinor A

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.