Kreu i opozitës Lulzim basha u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm në protestën e sotme në çadrën e vendosur përballë Kryeministrisë, që të mbajnë shënim emrat e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin.
Kjo sepse sipas tij, në ditën e parë kur “Republika e Re” të vijë në pushtet këta persona do të përgjigjen para ligjit.
“Mbani shënim emrat e taksidarëve, e dhunuesve të shtetit që shkelin ligjin duke goditur qytetarët dhe bizneset. Ata do të japin llogari që ditën e parë të Republikës së Re,” janë fjalët e Bashës.
Ndërkohë më herët, Basha tha se nuk do të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas tij nuk do të ketë fare zgjedhje fasadë, duke nënkuptuar se do të arrihet qeveria teknike.
“Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar nuk është bojkoti i zgjedhjeve. Jo more zotërinj, nuk do tia hidhni kaq lehtë. Nuk ka për të patur bojtkot zgjedhjesh sepse zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Armata e Republika së Re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, demokratie, zgjedhjet me krimin, drogën, fasadë. Jua përsëritim ditë për ditë e natë për natë, ngule mirë në mendje, zgjedhje fasadë nuk do të ketë më në Shqipëri. Populli është këtu, vendimi është marrë, zbrit me këmbë në tokë, shqiptarët nuk dorëzohen me dëshpërimit, askush nuk do të vrasë me veten për regjimit, të gjithë do vrasim Republikën e Vjetër. Të drejetësisë së vërtetë që nuk mabron por dështon krimin dhe korrupsionin. Ky është themeli i demokracisë më të madhe në botë, SHBA-së.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)