Opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme, do të zhvillojë protestën e radhës para kryeministrisë e cila sipas saj do të jetë më masivja se gjithë të tjerat të mbajtura së fundmi.
Kreu i PD-së Lulzim Basha, nëpërmjet një video të postuar në facebook, i bën thirrje qytetarëvë që t’i bashkohen tubimit.
“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan Basha.
Ndërsa në video-mesazhin shpërndarë prej tij trajtohen këto deklarata: “Shqipëria është në rrezik, qeveria është bërë një me krimin, votat vidhen me banditë, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit, për mirëqenien për shtëpinë tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa”.
Për protestën e nesërme, e cila pritet të fillojë në orën 18:00, mësohet se do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.
Ndërkohë ende nuk ka një axhendë të deklaruar nga ana e opozitës se I do të zhvillohet ajo, nëse do të ketë një podium për të folur dhe sa do të zgjasë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post