Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjet në Kosovë e ka quajtur Serbinë destabilizuese për rajonin. Basha është shprehur se për të përmirësuar këtë gjendje nevojitet një bashkëpunim më i madh mes të gjitha palëve dhe organizmave ndërkombëtarë si NATO apo BE.
“Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook”, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës shtoi: “I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”. (E.K/SHUPLAKA)