Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha së bashku me aleatët opozitarë ka kërkuar largimin e forcave policore me të cilat sipas tij, kryeministri Rama ka rrethuar Kukësin, pasi me armë nuk mund të të arrihet asgjë, por vetëm me dialog.
“Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës.
Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot.
Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.
Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.
Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës.
Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lirë.
I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.
Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen.”
Discussion about this post