03:45 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha thirrje shqiptarëve, njofton protestë të madhe në Tiranë: I ftojmë qytetarët…

14:23 | 18/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha thirrje shqiptarëve, njofton protestë të madhe në Tiranë: I ftojmë qytetarët…

Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm me aleatët, ka ftuar sot shqiptarët nga veriu në jug të bashkohen në protestë kombetare për largimin e Xhafajt dhe heqjen e pengesës krtyesore të Shqiperisë Evropiane.

Basha ka njoftuar se me 26 maj në Tiranë do të mbahet protesta kombëtare për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krim.

“I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt. Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt. Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ka nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë as polici i thjeshtë dhe as Ministri i Brendshëm. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë. Për drejtësi që nuk kursen asnjë politikan.Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën
Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, ështrë goditje për drejtësinë.Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit. Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin. Por ne kemi treguar në këto aktër vjet se ne jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama. Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave. Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit. Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeyu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.

Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin
Nuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi
Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.

Ky është akoma më I fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.
Klima nuk ka ndryshuar.

As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.

Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane.

Së bashku do ja dalim!

(M.Q/Faxweb)

 

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

“Po sabotohemi, maskaradë, s’na ndihmon era, s’kanë ata këtë kulturë”-Si dredhoi Rama në konferencën për shtyp

Para

ME VIDEO/ Nuk i mjaftoi braktisja e konferencës, Rama ‘i nxjerr inatin’ gazetares pasi u fikën kamerat

Para
ME VIDEO/ Nuk i mjaftoi braktisja e konferencës, Rama ‘i nxjerr inatin’ gazetares pasi u fikën kamerat

ME VIDEO/ Nuk i mjaftoi braktisja e konferencës, Rama 'i nxjerr inatin' gazetares pasi u fikën kamerat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.