02:44 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha thumbon Ramën: Fshihet poshtë minderit si fëmijë, del prej andej e thotë “S’jam unë”

11:49 | 18/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis përplasja Rama-Basha, deklaratat e kryeministrit nga Korça, PD: Fermerët të braktisur në katër vite

Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Kamëz. Prej orës 8 të mëngjesit kur nisi ecjen e tij, ai u tha biznesit të vogël se me pullën fiskale e cila do të vendoset pas ardhjes së tij në krye të qeverisë, nuk do të lejohen më tatimorët të ushtrojnë presion.

“Taksidarët janë të lirë të hyjnë në dyqanet tuaja vetëm pas orarit zyrtar”, u tha Basha.

Më tej, ai i njohu banorët e qytetarët e Kamzës me planin ekonomik që ul taksat, ndalon gjobat arbitrare, sjell më shumë para tek njerëzit, më shumë konsum, më shumë prodhim.

Në takimin me një bukëpjekës që dikur mbante 8 familje në punë, ky i fundit ka rrëfyer se sot i vjen turp të tregojë sa e ka xhiron ditore. Para Bashës, ai shfletoi bllokun me listën e borxheve, dhe tregon se ka pak shpresë t’i marrë paratë, pasi një pjesë e madhe e tyre, janë familjarë të hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Lulzim Basha u tha banorëve të Kamzës dhe qytetarëve atje, se të dielen që vjen, ata kanë në dorë të sjellin në fuqi, një plan ekonomik që rrit konsumin, rrit fuqinë blerëse, rrit prodhimin, hap vende pune.

“Ky është plani im ekonomik”, tha Basha, duke shpjeguar se ulja e taksave, do të sjellë më shumë para ne xhepat e shqiptarëve. Të gjithë tregtarët e pronarët e dyqaneve të vogla, kanë treguar interes për pullën fiskale, që sipas z.Basha do të ndalë gjobat e taksidarët hajdutë, pasi bizneset e vogla të shlyejnë 1.5 përqind të xhiros vjetor, asgjë më tepër, asnjë qindarkë më shumë.

Duke biseduar me banorët e Kamzës, ai u shpreh se Edi Rama po përpiqet këto ditë të dalë me një tjetër lëkurë, sikur nuk është ai që prej 4 vitesh solli varfëri, mjerim, nuk mbajti asnjë premtim, i detyroi shqiptarët të braktisin vendin.

“E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë “S’jam unë”. Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, u tha Basha qytetarëve të Kamzës.

Gjatë një takimi me të rinjtë, Basha u tha se këtë javë s’ka gjumë. “Ne jemi të palodhur, energjikë, ata janë telef, e keni parë sa të lodhur janë…”, tha Basha, duke u kujtuar se si Rama gjatë një mitingu të kohëve të fundit ngatërrohej, herë thoshte jam PD, herë PS, nuk dinte se çfarë nxirrte nga goja.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2178″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: edi ramalulzim basha
Pas

Zgjedhjet: 82% janë emëruar, garë vetëm për 18%

Para

“LSI forcë e parë”, pas takimit në Gjirokastër Meta dhe të rinjtë me një gisht lart (VIDEO)

Para
“LSI forcë e parë”, pas takimit në Gjirokastër Meta dhe të rinjtë me një gisht lart (VIDEO)

"LSI forcë e parë", pas takimit në Gjirokastër Meta dhe të rinjtë me një gisht lart (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.