Kryetari i Partisë Demokratike, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë. Basha tha se “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.”. Duke përdorur fjalët e Presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mire”, kreu i opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta.
“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.
Ai është ligj.
Ai është kryeministër.
Ai është parlament.
Ai është prokuror dhe gjykatës.
Ai është kryebashkiak.
Ai është kryeredaktor.
Ai është kryetenderues.
Ai është drejtor.
Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.” – u shpreh zoti Basha, i cili tha se ky regjim antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet. “Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”- tha lideri i opozitës.
Në fjalimin para mijëra protestuesve tek kryeministria, lideri i opozitës tha se përpjekja 6 vjeççare e PD, këmbëngulja dhe qëndresa, triumfoi. “Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit. tha Basha, i cili shprehu besimin se shqiptarët janë të etur, jo për ndryshim të përkohshëm e ndryshim falls, por ndryshim të vërtetë. “Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranziçionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore.” u shpreh lideri i opozitës, i çili ka folur edhe për ënyrën sesi duhet të zgjidhet kriza në vend.
“Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”.
Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin e tij.
“Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë”
Basha ka edhe një mesazh të fortë për Edi Ramën.
“Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit.” – ishte një nga mesazhet kryesore që dha gjatë protestës kreu i opozitës. Pa u larguar Edi Rama nga pushteti:
Nuk do të ketë drejtësi.
Nuk do të ketë zgjedhje të lira.
Nuk do të ketë demokraçi.
Nuk do të ketë integrim në BE.”- u shpreh zoti Basha.
Lideri i opozitës tregon sfidën e parë të vështirë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti, si dhe bën dy paralajmërime të forta.
Duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës, kreu i opozitës kishte dy paralajmërime të forta. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin. “Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”- tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët. “Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”- u shpreh kreu i opozitës. Basha tha se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve.
Fund të fortëve të rrugës!
Fund të fortëve të politikës!
Fund të fortëve të medias!
Fund të fortëve të biznesit!
Për të patur një qeveri të popullit duhet, në rradhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive”i theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyççe, që do tëgarantojnë këto reforma.
Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.
Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje. Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje.
Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.
Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”– vuri në dukje me vendosmëri lideri i opozitës, i çili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.” Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”
Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/343584306561513/
(F.GJ/FAXWEB.AL)