Kreu i PD-së, Lulzim Basha i vendosur ka deklaruar sot para medieve se kryeprokurorin e Shqipërisë nuk mund ta emërojë as Edi Rama dhe as Vangjush Dako!
”Kryeprokurorin nuk mund ta zgjedhë kurrsesi as Rama, as Dako e as askush tjetër. Ne do të bëjmë gjithçka që ta evitojmë këtë gjë!”, tha kryedemokrati kur komentoi mbarimin e mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe rizgjedhjes së tij.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi kishte me akuzat e hedhura nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, Basha u shpreh se gjithçka është një mashtrim.
“Janë akuza të bazuara në mashtrime. Ata që te gjithë ajkën e shtetit e kanë të arratisur e në kërkim nuk kanë si të më akuzojnë për asgjë.”
(F.M/Faxweb)