Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës Lulzim Basha, ka vijuar me turin e tij nëpër qytete, në kuadër të përgatitjes për protestën e 16 shkrutit.
Ditën e sotme ai është ndalur në Durrës, ku ka bërë vizitë në disa biznese.
Kryedemokrati Basha, tha se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të vendosë taksën e sheshtë prej 9% si dhe do të ulë çmimin e karburantit me 30 lekë të reja.
“Me ardhjen e PD në pushtet, taksa e sheshtë do të jetë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi”, – tha Basha.
Më tej ai shtoi:
“Të kualifikuarit janë të parët që largohen nga Shqipëria.
Inxhinierë, profesionistë, që sapo u jepet mundësia, largohen. Më thanë një gjë të tmerrshme dje pedagogë të mjekësisë, që vitin e dytë studentët mësojnë edhe gjermanisht, me idenë që për tre vite të jenë eficentë në gjermanisht që sapo të mbarojnë shkollën, pastaj të nisen drejt Gjermanisë.
Problemi ka marrë dimensione shumë të mëdha. Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes”.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post