Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi është liruar nga policia pasi u ndalua mbrëmjen e kaluar me forcë gjatë protestës së opozitës para Kuvendit, por momentalisht ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në Tiranë pasi ka marrë dëmtime në gjunjë dhe në shpatull gjatë dhunës që forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan mbi të mbrëmjen e kaluar.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hyrë në ambientet e këtij spitali për të vizituar Saitin. Pasi ka qëndruar për disa minuta në spital Basha ka thënë për gazetarët se ai është nën kujdesin e mjekëve të cilët sipas tij e kanë nën kontroll pa dhënë asjë deklaratë tjetër përveç kësaj.
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi është liruar nga policia pasi u ndalua mbrëmjen e kaluar me forcë gjatë protestës së opozitës para Kuvendit.(lexo këtu).
Sipas, burimeve Dollapi është lënë i lirë mbrëmjen e djeshme pas vizitës së Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, ndërsa, momentalisht mbetet ende i shtruar në Spitalin e Traumës, ku mjeku ortoped i ka kërkuar të rishtrohet për shkak të problemeve që ka me supin.
Sipas mjekëve, Dollapit i është anulluar dalja për shkak se ka një zhvendosje të supit, në këtë mënyrë ka nevojë për mjekim të mëtejshëm.
Dollapi u shoqërua mbrëmë teksa u përplas me trupat e ndërhyrjes së shpejtë ku pasi u dhunua u shoqërua fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Ndërsa të shumta kanë qenë reagimet e zyrtarëve të opozitës por, jo vetëm të cilët kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar dhe kanë kërkuar lirimin e tij.
Sipas burimeve, urdhri për dhunimin me shkopinj gome dhe arrestimin e Dollapit, punonjësve të policisë u është dhënë nga drejtuesi i FNSH-së Arben Baro, nga Tepelena.
Ndërkohë nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim zyrtarë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij dhe përderisa ai është lënë i lirë vetëm pas disa orëve që do të thotë se edhe ndalimi ka qenë i paligjshëm ku përpara se të ndodhte kjo ai u dhunua barbarisht.
(F.GJ/FAXWEBB.AL)