Në një kohë që pritet të nisë zyrtarisht protesta e shtatë kombëtare e opozitës, ish-deputetët e PD-së kanë dalë në terren për të takuar qytetarët.
Faxweb ka fiksuar në terren Flamur Nokën dhe Valentina Leskajn, të cilët kanë takuar simpatizantë të zonave elektorale që mbulojnë.
Derimë tani flitet që protesta e opozitës do të jetë në formë marshimi, nga kryeministria drejt parlamentit.
Opozita mban sot protestën e shtatë kombëtare, me kërkesat e pandryshuara që në muajin Shkurt për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Me socialistët që kanë nisur fushatën elektorale, për demokratët e LSI-në bëhet gjithnjë e më e vështirë kauza e tyre për zgjedhjet e parakohshme.
Kryeminsitri Edi Rama duket i vendosur që të mos tërhiqet nga data 30 Qershor, pasi sipas tij zgjedhjet janë demokratike, sa kohë që opozita nuk është penguar që të jetë pjesë e tyre. Ndërkombëtarët kanë shpeshtuar thirrjet e tyre që palët politike të ulen në dialog, në mënyrë që të shmangen aktet e dhunës.
Opozita ka kërkuar leje që në mesnatë, dhe zërat thonë se skenari i protestës do të jetë një marshim në drejtim të institucioneve më të rëndësishme në vend.