Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës ka veç të tjerave edhe për mënyrën se si po e përjeton ai dhe familja e tij periudhën e karantinimit.
I pyetur nga moderatorit Rezar Xhaxhiu, Basha tha se po mbante distancë nga familja për shkak se ishte më i ekspozuar ndaj pandemisë ndërkohë që në fund të bisedës, gazetari e ka këshilluar të bëjë kujdes pasi nuk është i paprekshëm, ndërsa iu referua rastit të Boris Johnson që vetëm disa ditë mëparë konfirmoi shërimin nga koronavirusi.
Biseda me skype:
Xhaxhiu: Çfarë të mungon, përqafimi ndaj prindërve, vajzave dhe gruaja?
Basha: Padyshim që prekët disa pika. Ka nga ata që u mungon ushqimi për vogëlushin, nuk ka kohë as të llastohemi dhe as të përkëdhelim veten.
Xhaxhiu: Kujdesuni për veten se përderisa preku Boris Johnson, politikanët nuk jane të paprekshëm.
Basha: I uroj shërim atij, por une jam pak më i ri. (qesh dhe shkel syrin)