Basha zbulon çfarë i tha ministrit të Jashtëm gjerman në një takim që zgjati më shumë seç ishte parashikuar. ”Realiteti nuk mund të injorohet dhe as të fshihet përmes propagandës absurde të Edi Ramës!”, theksoi Basha. Gazetarët e pyetën kryedemokratin a do t’i japë fund bojkotit të Parlamentit, ashtu siç e këshilloi ministri gjerman Gabriel, por Basha qe i qartë: ”Zgjedhje pa qeveri teknike, zgjedhje fasadë në Shqipëri të diktuara nga krimi nuk ka për të patur!”.
”Takimi im me ministrin ka zgjatur goxha, ishte detyra ime t’i paraqisja fakte dhe argumente të pakundërshtueshme! Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme! Diskutuam për Reformën në Drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Edi Ramës se nuk duam Vettingun. Vettingu nuk mund të bëhet nga asnjë kryeministër, nuk bëhet nga asnjë qeveri!”, tha më tej Basha.
DEKLARATA E BASHËS:
”Kam patur bisedim shumë të frytshëm. Në qendëe të bisedës nga ana ime ka qene njohja e realitetit dhe jo narrativa.
Shqipëria që ka me drogën dhe krimin dhe jo injorimin sepse injorimi është inkurajim për Edi Ramën.
Ndaj në të njëjtën kohë cdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është një përpjekje për të shkatërruar shqipërinë, prandaj e vetmja rrugë është një qeveri teknike me mandat politi për të shkatërruar drogën.
PD mbeten të hapura për dialog dhe për dialog efektiv dhe jo monologje shterpë.
Realiteti nuk mund të injorohet dhe as të fshihet përmes propagandës absurde të Edi Ramës. Mbushjes së Shqipërisë me drogë dhe kapjes së pushtetit me drogë!
Kjo nuk ka për të ndodhur! Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.
Kam patur rastin t’i shpjegoj rrenat e Edi Ramës edhe për Vettingut. Fakti është që Edi Rama shkeli me këmbë Vettingun dhe miratoi në mënyrë të njëanshme 7 ligjet!
Kjo është rruga e vetme, gjithçka tjetër është propagandë që pata fatin ta çmontoj!
Takimi im me ministrin ka zgjatur goxha, ishte detyra ime t’i paraqisja fakte dhe argumente të pakundërshtueshme! Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme!
Diskutuam për Reformën në Drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Edi Ramës se nuk duam Vettingun. Vettingu nuk mund të bëhet nga asnjë kryeministër, nuk bëhet nga asnjë qeveri!
Zgjedhje pa qeveri teknike, zgjedhje fasadë në Shqipëri të diktuara nga krimi nuk ka për të patur!” (V.G/SHUPLAKA)