Kreu u partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar një surprizë të madhe për Ramën, pasi audipërgjimi të dalë i pavërtetë.
Basha tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.
“Audiopërgjimi është i paracaktuar nga Edi Rama se është i rremë. Aty ku e kanë çuar e ashtu si e kanë bërë, do ta shpallin të pavërtetë. Ne kemi gjithë informacion se pas përcaktimit politik sesi duhet të dalë audiopërgjiimi, do ta nxjerrin se është i manipuluar, do gjejnë edhe një aktor dhe do thonë që është ky ai që flet me babalen dhe jo Agroni. Pas këtij skenari, do ketë një suprizë të madhe. Është surprizë sepse vjen andej nga se pret. Pasi ta shpallin të pavlefshëm audipërgjimin, pasi ta gjejnë dhe aktorin… i pret surpriza e madhe sapo të nxjerrin këtë skenar. ” u shpreh Basha.