Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për gazetarët bëri një deklaratë të papritur duke thënë se kreyministri Rama i ka ofruar një ndërmjetësues duke i premtuar që ai do të ishte kryeministër dhe Rama president, në rast se heqin koalicionet.
Basha zbuloi detaje duke treguar që kjo gjë ka ndodhur në muajt mars, prill, maj.
“Bëhet fjalë për tani. Bëhet fjalë për periudhën mars-prill-maj, e shikoni nga qendrimi im sot për sot dhe shikoni një njeri si Rama të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Për ti imponuar shqiptarëve vullnetin e një njeriu që për pushtetin e tij ëhstë gati të shkatërrojë demokracinë.”- tha Basha.
Basha tha se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.
Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.
Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit ”, tha Basha.