Ish-kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar takim me demokratë ditën e sotme në Malësi të Madhe.
‘Fax News’ ka siguruar pamje nga takimi, ku shihet se ai po zhvillon bisedime me anëtarë të partisë që e kanë mbështetur.
Kujtojmë se Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së 9 ditë më parë, por pa e mohuar mundësine e rikandidimit. Pas dorëheqjes Basha duket se ka zgjedhur këtë mënyre bashkëbisedimi larg vemendjes mediatike me demokratët.
Ndërkohë në PD kanë nisur mbledhjet e ‘Komisionit të Rithemelimit’ ku nuk mungon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet i vendosur për bashkimin e partisë.
(E.D/faxweb.al)