Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me organizimin e protestës së opozitës më 26 janar.
“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomi që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit. Jeni pozicionuar gabim Fevzi, nuk bëhet për partitë, nuk bëhet as për aleatët tanë.
Ne do ju themi qytetarëve: “A janë taksat e larta? A ka më shumë drogë? A ka ilaçe? A keni vende apo nuk keni vende pune?” Do bëjmë këtë që ka të drejtë opozita. Këtu ku kemi ardhur, ku nuk ka më zgjedhje. Me pak theks vlonjat doli skandali i Tahirit.”, u shpreh Basha.
Ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve. (J.V/Faxweb)