Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur sot se protestës tek “Çadra e Lirisë” përballë kryeministrisë pritet t’i bashkohen edhe dhjetëra emigrantë që janë nisur nga Athina. Basha theksoi se duke u mbështetur tek kauza e gjithë shqiptarëve, PD do të themelojë Republinë e Re të qëndresës.
“Dhjetëra qytetarë janë nisur nga Athina për t’ju bashkuar qëndresës sonë. Ne do të themelojmë një Republikë të Re, të lirisë, dinjitetit, vlerave dhe mundësive për të gjithë shqiptarët, ndaj kauza jonë është kazua e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. #NgrihemiBashkë për #ZgjedhjeTëLira”, citohet në mesazhin e liderit të opozitës në Facebook. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post