Kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti sot fjalimin e parafundit në çadrën e demokratëve. të fundit pritet ta mbajë pak minuta më vonë, dhe më pas rreth mesnatës çadra pritet të çmontohet.
Tashmë marrëveshja është arritur dhe PD-ja duhet të ndezë motorrët e fushatës për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Nga ana tjetër ajo që është parë nga fjalimi i Bashës ishte që ai u mbulua në djersë, kjo dhe për faktin se kishte shumë pjesëmarrës në çadër.
‘’Motra dhe vllezër, plot 60 ditë më parë ju nisët një rrugëtim të vendosur, për të mos pranuar më me kokën poshtë gjendjen e mjerë të vendit. Për të treguar botës mbarë të vërtetën e Shqipërisë nën zgjedhën e drogës, krimit dhe korrupsionit. I treguat Shqipërisë, europës dhe mbarë botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajoja fiton mbi frikën’’, u shpreh Basha në nisje të fjalës së tij. (E.K/SHUPLAKA)